Dje në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, janë arrestuar dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit në bashkëpunim, kishin planifikuar që me autobus të linjës Gjakovë-Linz (Austri) të dërgojnë një sasi të substancës narkotike marihuanë”, thuhet në raportin e sotëm të policisë, transmeton Koha.net.
Policia ka njoftuar se substanca e dyshuar është zbuluar derisa i dyshuari ka tentuar që çantën me substancën e dyshuar ta fus në bagazhin e autobusit pa u identifikuar.
Njësitet policore kanë konfiskuar substancën e dyshuar dhe po ashtu kanë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve.
Gjatë bastisjes kanë konfiskuar tre telefona, një orë dore-Rolex, dhe para të gatshme 233.50 €.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person
-
Sekuestrohen narkotikë, para dhe motoçikletë në Gjakovë, arrestohet një person