Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plani i 16-vjeçarit për vrasjen e nxënësve në Pejë – synoi ta realizonte për Halloween

I arrestuari nën dyshimin për planifikim të veprave terroriste në një shkollë në Pejë, kishte bërë plan për disa muaj me radhë të kryente sulmin më 30 tetor të këtij viti, në të ashtuquajturën festë e Shtrigave.

Burimet i kanë thënë KOHËS se 16-vjeçari ka komunikuar edhe me një person që lidhet me sulmin e majit të 2023-s në Serbi, ku një i mitur i kishte vrarë tetë nxënës në një shkollë. Krejt këtë komunikim e kishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale i fshehur me nofka të ndryshme.

Sulmin ndaj nxënësve, sipas burimeve të KOHËS, ai do ta kryente me dy pistoleta, “CC77” dhe “Glock 17”, e armët i kishte ekspozuar edhe në rrjete sociale te personat me të cilët kishte pasur komunikim rreth planifikimit për aktin.

Mediumi ka mësuar se pas planit të të miturit qëndrojnë edhe persona të tjerë të panjohur deri më tani.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim t'ia caktojë një muaj paraburgim.

Edhe Prokuroria propozon masë korrektuese për 16-vjeçarin që planifikoi sulm terrorist në Pejë Kronikë Prokuroria propozon masë korrektuese për 16-vjeçarin që planifikoi sulm terrorist në Pejë

Detajet i gjeni duke klikuar këtu.