Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë ka pasur një plagosje me armë zjarri të martën pasdite.
Sipas njoftimit, i plagosur është L.Rr. i lindur më 1994.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që njësitet policore po merren me rastin, sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.