Një person është arrestuar pasi që dyshohet se aksidentalisht i ka shkaktuar plagë vetes dhe një personi tjetër, derisa ka qenë duke manovruar me një armë.
Rasti që ka ndodhur të enjten në fshatin Skifteraj të Vitisë po trajtohet si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se derisa ishte duke manovruar me një armë e njëjta i kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’ rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar kanë pranuar trajtim mjekësor. Arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Plagoset një person në Prizren
-
Arrestohet një person, e bëri për spital një tjetër
-
Plagoset një person në Vaganicë të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari