Një person është plagosur në Vushtrri në njërin nga lokalet më të frekuentuara të qytetit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në lokalin “Smile Group – Morena” në momentin kritik, raporton Veriu.info.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa rreth orës 23:15 ka arritur edhe ekipi i forenzikës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se 21 vjeçari dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit, si dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.