Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një 22-vjeçar në Vushtrri

Foto: Koha / ilustrim

Një 22-vjeçar është plagosur pas disa të shtënave me armë në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti. Ai ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës. Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm