Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një burrë në Vushtrri, arrestohen dy të dyshuar

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është plagosur të mërkurën në Vushtrri, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Bëhet e ditur se ai është dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshur mes vete.

“Viktima kishte hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe ishte plagosur nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.