Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një grua në veri të Mitrovicës

pk

Në Mitrovicë të veriut Policia e Kosovës ka nisur hetim për një vrasje në tentativë.

Policia ka marrë vesh se në spital ishte një grua e plagosur.

Viktima ka thënë se ishte qëlluar me armë nga persona të panjohur.

“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.