Një 27-vjeçar është plagosur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Vepra është cilësuar se “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë".
Bëhet e ditur se Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.