Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagos dy persona me pushkë gjuetie në Kamenicë, arrestohet

Një person ka plagosur dy persona me pushkë gjuetie në Kamenicë. Ngjarja kishte ndodhur derisa i dyshuari ishte për gjueti.

Sipas njoftimit nga Policia, viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.