Tre persona kanë grabitur një sasi të vogël parash dhe dy steka cigare në një dyqan në Gjilan.
Policia e Kosovës raporton se një person me thikë në dorë ka arritur të vjedh parat dhe cigaret, ndërsa tre të dyshuarit janë kapur nga policia më 14 mars.
Ata janë intervistuar ne prezencën e Mbrojtëseve të tyre dhe te dy prej tyre është arrite që të dëshmohen prova të qëndrueshme të lidhura me veprën penale.
Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake janë bastisur dy lokacione të dy të dyshuarve dhe janë gjetur: Një xhemper dhe një palë atlete ,,Nike” që dyshohet se i ka pasur veshur gjatë kryerjes së veprës penale e cilësuar “Grabitje”.
Me urdhër te prokurorit të shtetit dy të dyshuarit e moshës madhore ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë, kurse i mituri lirohet në procedurë të rregullt. Rasti procedohet në PTh.
-
Tre burra me armë grabisin cigare në Gjilan, vlera rreth 4 mijë euro
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Aktakuzë për grabitje ndaj dy personave
-
Arrestohen dy të rinj, ia grabitën një burri një zinxhir qafe duke e kërcënuar me sëpatë
-
Gjilan, dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë një personi ia grabitën zinxhirin dhe orën dorës