Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar për prostitucion

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, është zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”, njofton kumtesa policore, trasnmeton Koha.net.

Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar:

A.G. viti i lindjes 1991 mashkull, kosovar, shqiptar,

A.G. viti i lindjes 1984 mashkull, kosovar, shqiptar,

V.T. viti i lindjes 1992 femër, kosovare, shqiptare dhe

Edhe Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live Kronikë 2 j. më parë Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live

F.D. viti i lindjes 2001 femër, kosovare, shqiptare,

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetentë, lokali është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari:

F.Rr. viti i lindjes 1990 mashkull, kosovar, shqiptar.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Edhe Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me njerëz në Malishevë Kronikë 11 muaj më parë Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me njerëz në Malishevë

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore.

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.