Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar për prostitucion

Pesë persona raportohet se janë arrestuar për marrje me prostitucion.

Sipas raportit të Policisë në fshatin Raushiq dhe Vitomiricë të Pejës janë arrestuar dy burra dhe një grua nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar në Prizren për të njëjtën vepër. Policia ka bërë të ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt.