Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë persona të arrestuar për prostitucion në Pejë dhe Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në dy raste të ndara në Pejë dhe Lipjan.

“Në rastin e parë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore - Sektori Qendror i Hetimeve, me të marrë informatën nga stacioni policor në Lipjan, për një person të zhdukur të gjinisë femërore të moshës 16 vjeçare, e cila dyshohej se mund të jetë viktimë e trafikimit, menjëherë ka filluar hetimin e rastit dhe me datë 14.06.2017 viktima është gjetur dhe intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nga hetimet lind dyshimi se viktima gjatë një periudhe kohore, është mbajtur nën kontroll nga ana e një të dyshuarit mashkull/kosovar/shqiptar. Ai me anë të mashtrimit, duke e shfrytëzuar edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare të viktimës, dyshohet se e ka shtyrë atë drejt shfrytëzimit seksual”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 24 orë.

Më 19 qershor është arrestuar edhe personi i dytë, nën dyshimin e konsumimit të veprës penale: Shërbimet Seksuale të Viktimës së Trafikimit.

Edhe Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion Kronikë Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion

“I dyshuari H.H. mashkull-shqiptar-kosovar, me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në këtë njoftim të PK-së.

Në rastin e dytë, pas një pune operative hetimore në teren, më 19 qershor në Pejë, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga gjykata kompetente, për kontroll të një lokali ku dyshohej se kryhej veprimtari e dyshuar kriminale.

Aty janë arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale: Mundësim ose Detyrim ne Prostitucion dhe Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion.

Dy të dyshuarit e arrestuar në një lokal nate janë:

I.H. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1963 dhe SH.M. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1987.

Edhe Arrestohen 12 persona për “trafikim me njerëz” e “prostitucion” Kronikë Arrestohen 12 persona për “trafikim me njerëz” e “prostitucion”

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit, dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara E.G. femër-kosovare-shqiptare, e lindur më 1993 është dërguar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje-Pejë në procedurë të shkurt.

Me vendim te Inspektoratit Komunal, lokali ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e ndaluar është mbyllur.