Kronikë

Pesë persona arrestohen për “trafikim me njerëz”

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të hënën nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të “trafikimit me njerëz”. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është iniciuar në Pejë, pas raportimit të viktimës.

Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare). Të gjithë, pos të dyshuarës A.B. janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq si prova materiale janë konfiskuar dy revole, substancë e vogël që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja dy automjete dhe dy telefona mobilë.

Viktima e trafikimit është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave. Ajo është dërguar në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.