Policia e Kosovës ka raportuar të premten për pesë raste të vdekjeve të dyshuara, të cilat kanë ndodhur brenda dy ditëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, një burrë është gjetur në shtëpinë e tij në Pejë, një burrë tjetër është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Vushtrri, një burrë tjetër është gjetur pa shenja jete po në shtëpinë e tij në Zubin Potok dhe një burrë tjetër në Prishtinë.
Policia nuk e ka bërë të ditur moshën e personave që janë gjetur të vdekur, mirëpo ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Policia heton katër vdekje në katër qytete