Një grua ka raportuar se tre persona të armatosur, njëri me një revole e një tjetër me sëpatë, janë futur në marketin ku punonte dhe nën kërcënimin e armëve e kanë marrë arkën, ku thuhet se ishin 500 euro dhe një sasi të cigareve, vlera e të cilave nuk dihet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe se rasti po hetohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo