Një përleshje mes pesë personave në Prizren, ka ndodhur të hënën, ku si pasojë njëri prej tyre është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.
“Më datën 08.01.2024 rreth orës 17:10, afër Lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se një gëzhojë është gjetur në vendngjarje dhe të dyshuarit janë arrestuar, kurse disa persona janë duke u intervistuar.