Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje mes 10 personave në Graçanicë, katër marrin trajtim mjekësor

rrahje

Të paktën 10 persona janë përfshirë në një përleshje fizike në orët e para të së dielës në fshatin Llapllasellë të Graçanicës.

Policia ka njoftuar të hënën se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë ndihmë mjekësore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku u është bërë testi i alkoolit, I cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.​