Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përleshjes mes tre personave në Prishtinë, ku është përdorur edhe thika.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërsa një person është ther me thikë. Ai është dashur të marrë tretman mjekësor. Rasti është cilësuar nga Policia si vrasje në tentativë.
“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 25.03.2022-22:45.Viktimat mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj të pa njohur është therur me një mjet të mprehtë –thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.