Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i ftohtë është përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Vlorë. Bëhet e ditur se autobusi ishte duke lëvizur derisa drejtuesi i tij ka parë tymin në pjesën e pasme.
Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipet policore.