Një person u arrestua në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike.
Ai dyshohet se përfitoi duke krijuar qasje në një sistem online.
Policia ka sekuestruar prova dhe e ka dërguar të dyshuarin në mbajtje.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitoj për vete dhe të tjerët pa mbulesë duke shkaktuar dëme materiale te konsiderueshme. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë për mashtrim kompjuterik
-
Vodhi tre kompjuterë në një kompani, arrestohet
-
Arrestohet një person në Prishtinë, përdori kartelë të huaj për të blerë online
-
Klienti në Prishtinë ia merr një kompanie monitorin e kompjuterit
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve