Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin se ai ka blerë gjësende me kartelë bankare të huaj, duke e përdorur në mënyrë të paautorizuar.
Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është kapur në momentin e pranimit të mallit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar një telefon, një llaptop, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 16.08.2023-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Arrestohet 24-vjeçarja për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë
-
Keqpërdorën kartelat bankare të të tjerëve, arrestohen tre persona
-
Një shtetas turk arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë