Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për një javë Policia në Ferizaj ka shqiptuar 740 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid

Për një javë Policia në Ferizaj ka shqiptuar 740 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid, ndërsa janë edhe edhe 223 vërejtje.

Nga departamenti i Policisë në Ferizaj, është njoftuar se nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor, Policia me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera të frekuentuara nga qytetarët.

“Masat janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 223 vërejtje. Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin.