Katër persona në fshatin Duhël të Suharekës, janë rrahur mes vete me shkopinj druri.
Policia njofton se rrahja kishte ndodhur si pasojë e një borxhi.
Tre prej tyre, kanë marrë lëndime trupore me ç’rast janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, e më pas janë liruar.
Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar dhe 16 fishekë 16-GA.
Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, të katërtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahën për pronë tre persona në Ferizaj, njërit i konfiskohet arma
-
Një i lënduar rëndë nga rrahja mes tre personave në Suharekë
-
Arrestohet katër persona pasi u rrahën mes vete
-
Rrahën një person për një borxh, pesë të dyshuarit në arrati
-
Rrihen mes vete katër persona, Policia u gjen pistoleta, sëpatë e thika