Fajdet në Shkodër ishin kthyer në një fenomen shqetësues ndaj prej dy muajsh përgjimesh, një aksion u ndërmor këtë mëngjes në qytet.
Pas operacionit të forcave të policisë në Shkodër dhe efektivëve të RENEAS, FNSH dhe Shqiponjës të dërguara nga Tiranë, në pranga ranë 14 persona
Të arrestuarit huazonin para në mënyrë të paligjshme për qytetarët .
Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, të autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.
Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.
Edhe
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.
Si rrjedhojë e veprimeve të përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.
Me miratim të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” per 11 shtetas, që janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyren ish kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.
Jane shpallur ne kerkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.
Jane ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren pprane Dhomes se Noterise Shkoder, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit të Policisë Shkodër E. L.
Edhe
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde
Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.
Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.. Q; P. V.