Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas tetë orë negociatash, 62-vjeçari vritet nga forcat speciale shqiptare

Një burrë është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat policore shqiptare në Korçë, pasi nuk pranoi të dorëzohej.

R. M. i armatosur u mbyll në banesë për disa orë pasi mbrëmjen e së premtes tentoi ta vriste gruan dhe djalin e tij.

62-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë, Korçë, u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, ai vazhdoi të qëllonte me një mitraloz të lehtë, sipas mediave në Shqipëri.

Mëngjesin e së shtunës, Forcat Speciale “Renea” hynë deri në katin e dytë të banesës së tij, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës. Policia njoftoi se pas më shumë se një orë shkëmbime zjarri, 62-vjeçari është ekzekutuar.

Gruaja dhe djali janë dërguar në spital.

Sipas mediave, burri vuante nga probleme mendore.