Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë, pas një vetaksidenti që kishte pësuar, të premten në fshatin Rastavic të Deçanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetaksidenti dhe më pas aksidenti kanë ndodhur të premten rreth orës 22:35, saktësisht në rrugën Gjakovë-Deçan. Viktima sipas Policisë, ka vdekur si pasojë e lëndimeve gjatë trajtimit në QKUK.
“Deri te vetaksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë - Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës. Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqe të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Ndërkaq, i dyshuari me urdhër Prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.