Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Kaçanik në orët e hershme të së shtunës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me anësoret e rrugës, ndërsa ka marrë lëndime fatale pasagjeri që ishte në veturë.
“Kaçanik 13.05.2023 – 00:06. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar - pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.