Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas një konflikti verbal, gjuan me armë zjarri

Pas një konflikti verbal, gjuan mearmë zjarri

Në Lubizhdë të Prizrenit, dje ka ndodhur një konflikt verbal mes disa personave, ku si pasojë njëri prej tyre pas rrahjes gjuan me armë zjarri në ajër.

Policia thotë se ka konfiskuar një pushkë automatike AK 47 me 22 fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjete dhe konfiskuar 4 gëzhoja.

Dy persona tjerë të cilët dyshohet se kishin qenë të përfshirë në rast me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.