Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë, për shkak të arratisjes së dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Sipas njoftimit, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tersi”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
I mituri arratiset nga Qendra Korrektuese në Lipjan
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
-
Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan