Pas 4 ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së 31 dhjetorit.
Peshkatari 53-vjeçar, Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, u gjet mëngjesin e sotëm në breg të liqenit, ku e kishin nxjerrë dallgët, ndërkohë që moti i keq pengoi për dy ditë ekipet e kërkimit, e veçanërisht palombarët të zhyteshin, transmeton tch.
Varka me të cilën kishte dalë për peshkim u gjet vetëm një ditë pas zhdukjes së tij, në zonën e Hudenishtit.
Në fillim ishin peshkatarët e zonës që u vunë në kërkim të tij, deri në mbërritjen e palombarëve nga Tirana, por që gjithsesi e kishin të pamundur të zhyteshin ditën e enjte për shkak të të ftohtit të acartë.
Lexoni edhe: Dyshohet për një peshkatar të mbytur në Pogradec
-
Dyshohet për një peshkatar të mbytur në Pogradec
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
-
Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë
-
Gjendet i vdekur burri nga Deçani që u raportua i zhdukur
-
Sot pritet të vazhdojnë kërkimet për personin e mbytur dje në Batllavë