Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë

Një trup i pajetë është gjetur sot në liqenin e Badovcit.

Ai është nxjerrë nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe njësite të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të dhënat fillestare tregojnë se bëhet fjalë për burrin me iniciale G.G., i cili ishte raportuar si i zhdukur më 17 prill.

Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G., i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti për Kohën.