Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka gjetur trupin pa shenja jete të 60-vjeçarit N.O. që u raportua i zhdukur nga familjarët tash e 10 ditë.
Sipas njoftimit të FSK-së, trupi i pajetë i 60-vjeçarit u gjet në zonën në afërsi të lumit Llap, në fshatin Lupq i Poshtëm në Podujevë.
“Pas evakuimit të viktimës. trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Përveç ekipeve të FSK-së, në kërkim të 60-vjeçarit u angazhuan edhe një numër i madh i njerëzve vullnetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet i vdekur personi që u zhduk para pesë ditësh në Vuçë të Leposaviqit
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
-
Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë