Një person, i raportuar më herët si i zhdukur, është gjetur pa shenja jete në Leposaviq të shtunën pasdite, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Në një njoftim në Facebook thuhet se Shoqata ka dorëzuar trupin e pajetë të personit të moshuar tek organet përkatëse.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi të moshuar në Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arritur që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente. Viktima është gjetur rreth orës 17:00”, ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Artikuj të ngjashëm