Është gjetur trupi i pajetë i D.K. nga fshati Rastovicë e Deçanit, i cili ishte raportuar i zhdukur tri ditë më herët.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë Kohës se trupi i viktimës është gjetur në fshat.
Ai ka thënë se ekipet e Policisë, FSK-së dhe fshatarët janë angazhuar për kërkim që nga mëngjesi.
Trupi, sipas tij, është gjetur rreth orës 12.
Edhe
Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë
Gashi ka thënë se ai është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga data 28 dhjetor.
Për lajmin kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës përmes rrjetit social, Facebook.