Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Deçan

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në Komunën e Deçanit.

Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e viktimës, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit policia ka pranuar informatën nga familjarët e viktimës se kanë gjetur pa shenja jete djalin e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm