Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet një grabitje e armatosur në Pejë

Dy shtetas të huaj theren me thikë nga persona të panjohur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se më 29 gusht ka arrestuar tre persona të dyshuar për përgatitjen e një grabitjeje të armatosur në Pejë.

Sipas njoftimit, policia është njoftuar më 26 gusht se po përgatitej grabitja, derisa më 29 gusht ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë tre të dyshuarit, një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Shqipërisë.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore/operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar, ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm