Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohen tri kalime ilegale kufitare nga Serbia në Kosovë

Tri raste të kalimit ilegal kufitar janë regjistruar vetëm të shtunën në pikëkalimet që lidhin Kosovën me Serbinë.

Policia ka njoftuar të dielën se njëri nga rastet është në Sharpel të Jarinjës, ku një veturë me targat e Serbisë është ndaluar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe rasti i dytë i kalimit të paautorizuar të kufirit është shënuar në Jarinjë, i cili po ashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të vozitësit, është kuptuar që i dyshuari e ka kaluar jashtëligjshëm kufirin.

Edhe në këtë rast, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti i tretë është regjistruar në Mirovc të Podujevës. I dyshuari është ndaluar, nën dyshimin se ka kaluar kundërligjshëm kufirin në hyrje nga territori i Serbisë në Kosovë, duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri në sasi rreth 4 metra kub.

“Në konsultim me prokurorin, rimorkio me ngarkesë-dru janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.