Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve një të mituri, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht në Malishevë një të miture nën moshën 16-vjeçare.
I mituri është arrestuar më 3 korrik, ndërsa sulmi seksual raportohet se ka ndodhur më 31 maj.
Gjykata Themelore e Gjakovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 3 korrik. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 1 gusht.
“Gjyqtarja për të mitur Besarta Doli, në seancën dëgjimore të mbajtur dje, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të mitur në fjalë. I mituri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit më 03 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 01 gusht 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për ngacmim të të miturës në shkollë fillore
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të 14-vjeçares në Malishevë
-
Një muaj arrest shtëpiak të pandehurit për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj