Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit U.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture.
Sipas aktakuzës i dyshuari i ishte afruar të miturës që ishte së bashku me një shoqe duke u kthyer nga shkolla.
I dyshuari është arrestuar të dielën, pasi vajza kishte raportuar se ishte sulmuar seksualisht më 27 tetor.
“I pandehur do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit deri më 04 dhjetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture