Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për të dyshuarin F.M lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Zllatar, ndërsa pesë të tjerëve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, të premten mbrëma një zyrtar policor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, teksa ishte në një ndejë bashkë me 15 zyrtarë policorë.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre njëri i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa pesë të tjerët për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Përmes raportit 24 orësh, policia të dielën bëri të ditur se të gjithë zyrtarët policorë që ishin pjesë në vendin e incidentit, janë suspenduar nga puna. /BetimipërDrejtësi
-
Të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan
-
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, ndalohen për 48 orë pesë policët e përfshirë në rast