Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për një shtetas palestinez për vjedhje dhe dëmtim të pasurisë

Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj një shtetasi palestinez K.B për dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet në liri i pandehuri K.B, mund të arratiset.

Për të njëjtin Gjykata ka njoftuar se ka aplikuar për fitimin e të drejtës për Azil në Qendrën e Azilit në fshatin Magure.

“Po ashtu duke pas parasysh që i pandehuri K.B është person me shtetësi të huaj i njëjti mund ta fshehë identitetin e tij të vërtetë, ashtu që do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke iu shmangur kështu thirrjeve të gjykatës, po ashtu ekziston rreziku se i njëjti mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.

I pandehuri K.B dyshohet se kryer këto vepra penale në Prishtinë dhe atë brenda një dite në intervale të ndryshme kohore, i njëjti ka arritur që të vjedhë një automjet dhe gjithashtu me anë të një mjeti të pa identifikuar ka thyer diku rreth 9 automjete dhe nga aty ka arritur të marrë gjësende të ndryshme.