Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim vjedhje pylli.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj në Parkun Kombëtar “Sharri”, i cili park si i tillë është i mbrojtur me ligj me numër 04/L-087 për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale me interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
-
Arrestohen pesë të dyshuar për prerje ilegale të druve
-
Kërkohet një muaj paraburgim ndaj zyrtarit të Autoritetit Pyjor në Prizren
-
Prizren, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm dhe dëmtim të pasurisë
-
Aksion kundër dëmtuesve të pyjeve, arrestohen 15 persona në rajonin e Ferizajt
-
Tre të dyshuarve për disa vepra penale u caktohet masa e paraburgimit