Policia e Kosovës në bashkëpunim me akterë të tjerë ka zhvilluar planin operativ “Sharri 2021” mëngjesin e së enjtes. Nga ky aksion, pesë persona janë dërguar në ndalim për 48 orë.
Nga zyrtarë policorë janë dhënë detaje mbi aksionin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është zhvilluar në pjesën e fshatit Strazhë dhe zona përreth. Fillimisht në dy lokacione, në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drurore në kamionë dhe traktorë të modifikuar. Në të njëjtën kohë në pesë lokacione, Ivaj, Rakaj, Dubravë dhe Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke u marrë në dëmtimin e parkut nacional në prerjen e drunjve. Këta persona kanë qenë nën hetim që një kohë të gjatë. Në këtë operacion u arrestuan pesë persona që janë ndaluar për 48 orë. Personat e arrestuar janë Sh.L., N.L., E.Sh., B.R., dhe G.S. Ndërsa tetë të tjerë që janë shoqëruar në stacion, janë lënë në procedurë të rregullt ndërsa hetimet për ta vazhdojnë”.
Në këtë operacion janë konfiskuar: një pushkë e kalibrit 12mm, një pistoletë 7.62mm, 9 motorë sharre, 5 copë fishekë 12mm, 6 fishekë, 5 traktorë me pajisje përcjellëse, 1380 euro, tre komba me dru, një kamionetë me dru, një xhip nisan pa targa i modifikuar për transportin e drunjve, u njoftua tutje.
Ndërsa, prokurorja e rastit ka thënë se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit ndaj pesë të arrestuarve.