Nëntë persona janë arrestuar të shtunën në Shtërpcë nën dyshimin për vjedhje të pyjeve, ka njoftuar Policia në Ferizaj.
Sipas njoftimit, në mëngjes Policia ka zhvilluar planin operativ “mbrojtja e pyjeve 2022” në pjesën e parkut nacional “Sharri”, në fshatin Berevce të Shtërpcës. Të gjithë të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas intervistimit gjashtë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.
L.N. 20-vjeçar, A.A. 33-vjeçar dhe S.A. 35-vjeçar janë ndaluar për 48 orë.
Pesë traktorë, disa motosharra dhe drurë, janë konfiskuar.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion kundër dëmtuesve të pyjeve, arrestohen 15 persona në rajonin e Ferizajt
-
Dy të dyshuar arrestohen në Zveçan për vjedhje të pyllit
-
Tre persona arrestohen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt
-
Arrestohen dy burra në Podujevë, u zunë duke prerë pisha
-
Policia hap rast për dy persona që ilegalisht kanë prerë dru në Malet e Sharrit