Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy burra në Podujevë, u zunë duke prerë pisha

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy burra janë arrestuar të enjten në Podujevë për veprën penale “shkretërim i pyjeve”.

Të dyshuarit janë vërejtur duke prerë pisha, teksa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motor sharra.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: