Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 30 metra kub dru në fshatin Sevcë të Shtërpcës.
Sipas njoftimit, në bashkëpunim me pylltarët e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt sot, rreth orës 11:40 kanë kontrolluar në oborret e shtëpive të 5 personave të dyshuar në fshatin Sevcë të Shtërpcës dhe aty kanë hasur sasi të druve, rreth 30 m3.
Ndaj pesë të dyshuarve janë shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë dhe sasia e druve do të konfiskohet nga ana e zyrtarëve të Parkut Kombëtar.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të druve, si dhe apelon te qytetarët që sa herë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht dru, të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftim.