Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të dyshuarve për disa vepra penale u caktohet masa e paraburgimit

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit tre të dyshuarve për kryerjen e disa veprave penale Sipas njoftimit, R.F. L.L. dhe I.Q, dyshohen se kanë kryer veprat grabitja në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i armëve, grabitja, sulmi ndaj personit zyrtar dhe asgjësim i pasurisë.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këto vepra penale si dhe peshës së veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit L.L dhe I.Q. janë të njohur për organet e ndjekjes dhe janë të regjistruar si kryerës dhe të dënuar për vepra të kësaj natyre.

“Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësojë zhvillimin normal të hetimeve, do të parandalojë ikjen apo fshehjen e të pandehurve e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale.”