Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.Xh. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake Riza Livoreka, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22.02.2021, në shtëpinë e tyre në Kaçanik, pas një konflikti verbal më bashkëshorten e tij M.M-Xh, lidhur me djalin e tyre M., i njëjti me dashje që t'i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarës-viktimës së ndjeshme, e sulmon fizikisht, duke e goditur me grushte në kokë, me ç’rast e dëmtuara ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik,
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej njëzet (20) ditëve.
-
Për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes, gjykata e lë burrin në paraburgim për 30 ditë
-
Një muaj paraburgim ndaj burrit në Ferizaj që sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje
-
Kërkohet paraburgim ndaj një burri, e rrahu të dashurën në një market në Ferizaj